Nëse kampionati francez nuk do të mbyllur, me siguri Kylian Mbappe do të kishte shënuar 30 gola. Megjithatë, ai sërish është lojtari më i ri që ka shënuar më shumë në këtë edicion futbollistik.
Ylli i PSG e mbylli garën para kolegëve nga pjesa tjetër e Europës, gjithsesi, arriti të mbaj vendin e parë për goleadorin më moshën më të re në 5 ligat kryesore. Francezi ka shënuar 18 gola dhe kryeson garën e veçantë, atë të 10 goleadorëve U-21 të kontinentit.
Shumë pak i distancuar prej tij, me vetëm një gol është ylli i Dortmund, Jadon Sancho me 17 gola, ndërkohë që podi plotësohet nga një tjetër lojtar i gjermanëve, Erlind Haaland me 13 realizime.
13 herë ka gjetur rrjetën edhe talenti i Lille, Victor Osimhen, që këtë sezon ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, mes të cilëve dhe Napolit, me italianët që e blenë sot për 60 milionë euro, rekord për klubin e kaltër.
Në kuotën e 12 golave është ndalur sulmesuesi i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, ndërkohë që Mason Greenwood i Manchester United është edhe lojtari më i ri në këtë listë. 18-vjeçari ka qenë një nga zbulimet e këtij sezoni dhe 10 golat e tij konfirmojnë potencialin e tij, që janë rekord.
Asnjëherë më parë një futbollist në këtë moshë nuk kishte shënuar 10 gola në një nga 5 ligat kryesore europiane, për më tepër me fanellën e Manchester United. Solskjaer ka merita për aktivizimin.
Surpriza e madhe mund të konsiderohet padiskutim talenti i Bologna-s, Musa Barrow, që ka shënuar 9 herë këtë sezon, aq sa Aleksander Isac i Real Sociedad, Christian Pulisic i Chelsea dhe Dejan Kulusevski i Parmës.