MENU
klinika

Nga Rooney te Cristiano Ronaldo

Viti 2004 ishte i surprizave, ja sa vlenin yjet e futbollit

18.05.2020 - 21:02

Nëse ka një vit që ka prodhur surprizat më të mëdha në futboll, ishte 2004-a, sidomos në Europë. Po ju japim disa shembuj dhe menjëherë ata që e kanë përjetuar atë vit, binden.

Arsenal fitoi Premier League pa asnjë humbje gjithë sezonit, që mbetet edhe kësaj dite rekord në futbollin anglez. Jose Mourinho u bë i njohur për herë të parë duke fituar Champions League me Porton. Që prej asaj dite, asnjë skuadër “modeste” nuk ka arritur të kapë finale e jo më të triumfojë.

Surpriza vazhdoi me Kampionatin Europian, që e fitoi Greqia, e cila mposhti Portugalinë që priste finalen në shtëpinë e saj. Natyrisht, ky ishte kulmi i surprizave atë vit. Këtu mund të fusim edhe surprizën e Shqipërisë, pasi mposhti 2-1 Greqinë pikërisht menjëherë pasi ajo kishte fituar Europianin.

Ndërsa e pazakonshmja vazhdon edhe për sa i përket “Topit të Artë”, që u fitua nga Andriy Shevchenko, duke lënë pas dyshen e Barcelonës, Deco dhe Ronaldinho, që asokohe dhuronin spektakël edhe me kombëtaret përkatëse.

Për këtë arsye, “Give me Sport” me ndihmën e “Transfermarkt” ka analizuar futbollistët e rinj më të shtrenjtë të atij viti të veçantë, listë e cila kryesohet nga Wayne Rooney. Me vlerën e sotme të rritjes së merkatos, këta janë shumë më lart dhe cilësorët janë shumë.

FUTBOLLISTËT E RINJ MË TË KUSHTUESHËM NË 2004

Rooney (37 milionë euro)

Jose Antonio Reyes (35 milionë euro)

Fernando Torres (25 milionë euro)

Robinho (22 milionë euro)

Arjen Robben (20 milionë euro)

Cristiano Ronaldo (18 milionë euro)

Carlos Tevez (15 milionë euro)

Daniele De Rossi (14 milionë euro)

Andres Iniesta (12 milionë euro)

Michaek Essien (12 milionë euro)

Rafael van der Vart (12 milionë euro)

Emanuele Adebayor (12 milionë euro)

Wesley Sneijder (10 milionë euro)

Vincent Company (10 milionë euro)

Diego (10 milionë euro)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aty ku ndryshoi komplet karriera e tyre

Ronaldo, Mourinho dhe Neymar zbulojnë ndeshjet e jetës!

Mjafton të vijojë me këtë ritëm

Messi shënjestron tre rekorde të Pelè