Ka marrë fund ankthi për Vllazninë dhe gjithë tifozët shkodranë. Ekipi kuqeblu fiton 3-1 në duelin e mbijetesës ndaj Besëlidhjes dhe Vllaznia do të jetë në sezonin e ri në Kategorinë Superiore.
Shkodranët shënuan 2 gola në harkun kohor të 4 minutave, fillimisht me Krujën në 15’ dhe më pas me Markun në 19’. Të dy golat ishin shumë të bukur nga distanca, me portierin mik të dorëzuar.
Megjithatë, lezhjanët hapin ndeshjen në minutën e 33-të me anë të Djordevic. Në “Loro Borici” rinisin sërish ethet, me pjesën e parë që mbyllet gjithsesi në avantazh 2-1.
Pjesa e dytë ishte e luftuar, por për shkodranët, që luanin si vendës, pavarësisht se pa spektatorëve, ankthi do të largohej në minutën e 79’, kur kapiteni Gilman Lika do të shënonte golin e tretë dhe të sigurisë.