MENU
klinika

Pas akuzave, dikush e mbron

“Ronaldo është normal, ka qenë xhentil me mua!”

09.10.2018 - 23:04

Pas akuzave të pafundme për përdhunim, dikush tashmë ka dalë në krah të Cristiano Ronaldos.

E kemi fjalën për një prej ish-të dashurave të portugezit, bukuroshja italiane Raffaella Fico. Ajo është shprehur as nuk mund ta besojë se sulmuesi i Juventusit mund të ketë ushtruar dhunë ndaj femrave.


“Kam qenë e dashura e Cristiano Ronaldos për 11 muaj, asokohe ai luante për Manchester Unitedin. Njeriu vërtet habitet kur dëgjon për akuza të tilla. Ronaldo është një djalë normal, i qetë dhe gjithmonë ka qenë një xhentëlmen me mua. Ai stërvitej edhe në shtëpi, bënte ushtrime barku pas darke ndërsa shikonte një film”
, ka treguar Rafaella për Rai Radio 1.

MILANO – IL CALCIATORE MARIO BALOTELLI ARRIVA IN CENTRO CON LA FIDANZATA RAFFAELLA FICO PER UNA GIORNATA DI SHOPPING.

Pas Ronaldos, Raffaella Fico ishte në një lidhje me italianin Mario Balotelli, me të cilin e ka një vajzë. Ajo është përfshirë edhe në skandalin seksual të Silvio Berlusconit (2011), “Bunga Bunga”, si njëra prej femrave që ishte takuar rregullisht me ish-kryeministrin italian në orgjitë seksuale.