Një fotografi e papublikuar më parë, pjesë e të cilës është edhe presidenti Hashim Thaçi, e shkrepur në mesin e viteve ’90 në Vjenë të Austrisë.
Fotografia është publikuar gjatë rrëfimit të mjekut Avni Sadrija, se si ka arritur të depërtojë suksesshëm në profesionin e tij në Austri.
Ai kishte qenë përfaqësues i të ashtuquajturës Ministri e Shëndetësisë në kuadër të UÇK-së për Austri.
Rrjedhimisht ai kishte pasur rast të takohej edhe me disa nga figurat kryesore të luftës. Në mesin e tyre kishte qenë edhe Hashim Thaçi, sot president i vendit, dhe kjo shihet përmes kësaj fotografie të shkrepur gjatë periudhës 1995/1996.
Presidenti Thaçi, në foto, sikurse edhe mjeku Sadrija, duken mjaft të rinj.