MENU
klinika

Qyteti nuk gjen qetësi!

Elbasan/ Tritol lokalit të ish-futbollistit

04.08.2020 - 07:22

Një lokali në qendër të Elbasanit i është vendosur tritol gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Një sasi lënde plasëse është vendosur në “Bar Truth” rreth orës 03:00 të mëngjesit, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Lokali është në pronësi të Mateo Toçi, ish-futbollist i Elbasanit.

Dyshimet e para të policisë janë se lënda plasëse mund të jetë vendosur për shkak të konkurrencës, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.