MENU
klinika

Ja si duket pylli i djegur

Dy ditë ‘luftë’ me flakët, shuhet zjarri në Gramsh

04.08.2020 - 08:23

Pas dy ditësh në “luftë” me flakët, zjarrëfikësit e Gramshit ia kanë dalë të shuajnë zjarrin në pyllin e malit të Koshnicës.

Kishte dy ditë që flakët “përpinin” gjithçka që gjenin përpara, madje duke shkrumbuar edhe pemët shekullore të pyllit.

Dhjetëra hektarë me pyje e pisha dhe shumë gjallesa e kafshë u dogjën në pyllin e Koshnicës, ndërsa pamjet që zjarri ka lënë pas janë vërtet të dhimbshme.

Zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm, pasi kjo nuk është hera e parë që ky pyll digjet, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregohen më të përgjegjshëm, pasi zjarri rrezikon edhe shtëpitë e banorëve.

1596523896_11671748044917176541793223542174314774492384o.jpg