MENU
klinika

Pirelli jep sqarime

Arsyet pse gomat e çanë në Silverstone

04.08.2020 - 13:18

Ajo që ndodhi në Silverstone ishte unike në Formula 1. Valtteri Botass dhe Carlos Sainz, dy xhiro para përfundimit të garës, dhe në xhiron e fundit Leëis Hamilton, panë se si goma e tyre e majtë në pjesën e përparme të makinës, të çahej gjatë Çmimit të Madh të Britanisë.

Dy të parët mbetën pa pikë, ndërsa Hamilton fitoi garën, duke kaluar finishin me 3 goma. Incidenti ka të bëjë me “Pirelli”-n, furnizuesin e gomave. Po pse ndodhi një gjë e tillë dhe i kujt është faji? Ekzistojnë padyshim disa arsye që e shpjegojnë atë, arsye të cilat do të përcaktohen në orët e ardhshme.

Prodhuesi i gomave ka filluar menjëherë një hetim dhe shpreson të komunikojë përfundimet e para deri të mërkurën. Silverstone është një nga pistat në të cilin gomat kanë një konsumim shumë të madh, për shkak se në kthesat e saj futesh me një shpejtësi tepër të lartë.

Gomat janë gjithmonë të sigurta, por ato e humbasin atë ndonjëherë, pasi skuadrat duan të bëjnë numrin minimal të ndalimeve. Kështu mund të shpjegohet një pjesë e asaj që ndodhi. Të 3 pilotët e përfshirë në incidentin e gomave, dhe gjithë të tjerët, kishin për qëllim të përfundonin 39 xhiro me gomat e forta.

Por sipas të dhënave që u mblodhën të premten, në provat e lira, 40 xhiro ishin shumë për t’u bërë. Rreziku për të dëmtuar një gomë të përdorur, nëse godet fort bordurat në kthesa është më i lartë sesa kur goma është e re. Gjithsesi, të mërkurën Pirrelli do të dalë me një deklaratë zyrtare, për të sqaruar episodet e gomave. Të dielën do të garohet sërish në Silverstone.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN