MENU
klinika

Formula 1

Hamilton kalon i pari finishin me gomë të çarë

02.08.2020 - 15:56

Emocione në fundin e garës së Silverstone në Formula 1. Kur dukej se gjithçka po shkonte me një dopietë të Mercedes, 2 xhiro nga fundi Bottas i prishet goma e majtë dhe futja në bokse i kushton shumë.

Por nuk mbarojnë këtu problemet me gomat. Në xhiron e fundit edhe makina e Hamilton ka të njëjtin problem. Fatmirësisht, kampioni i botës kishte një diferencë prej 33 sekondash nga Verstppen dhe arrin me gomë të çarë të kalojë i pari finishin. Nëse ky incident do të kishte ndodhur pak sekonda më parë, Hamilton mund të përfundonte i treti.

Po në xhiron e fundit të njëjtin problem pati edhe Sainz, që ndodhej në vendin e pestë. Verstappen renditet i dyti, ndërsa përfiton Leclerc, që merr vendin e tretë dhe ngjitet në podium. Vettel renditet i 10-i, vetëm një pikë për të, që në kthesën e fundit rrezkoi të parakalohej nga Bottas.

Hamilton vendos rekord në Silverstone, me 7 gara të fituara në këtë cirkuit dhe tashmë udhëheq bindshëm, ku nga 4 gara, 3 i ka fituar, shto edhe një vend të katërt në të parën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN