MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Koronavirusi nxorri në pah probleme të vjetra të Britanisë!

05.08.2020 - 14:02

Pothuajse 1.200 km ndan Ishullin e Wight, në brigjet e jugut të Anglisë, nga qyteti Thurso në Skocinë veriore. Mbretëria e Bashkuar është vendi i tretë më i populluar në Evropë (pas Gjermanisë dhe Francës).

Pra, nuk është për t’u habitur që pandemia është përjetuar ndryshe në varësi të vendit ku jetoni.

Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore shfaqen në tetë vendet e para evropiane për vdekje. Por Anglia, në radhë të parë, e ka menaxhuar shumë më keq situatën sesa Irlanda Veriore, në vendin e tetë.

Ballafaqimi me këto dallime do të ishte një sfidë, siç ishin të gjitha aspektet e përgjigjes pandemike.

Por kërkesa për diferencim midis dhe brenda kombeve të ndryshme të MB ishte një detyrë për të cilën shteti ynë ishte veçanërisht i pa-përgatitur.

Ndryshimi i zakonit të një jete është ndoshta edhe më i vështirë gjatë një krize sesa në periudha normale. Dhe, Mbretëria e Bashkuar mbetet kronike e tej-centralizuar. Pushteti vendor dhe rajonal është shumë më i dobët sesa në vendet e tjera.

Leicester ishte qyteti i parë që u izolua pasi sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock dhe kolegët e tij e kuptuan se ngurrimi i tyre fillestar për të sanksionuar masa të tilla, në interes të unitetit kombëtar, ishte i  gabuar.

Ende nuk është e qartë se çfarë efekti ka vendimi i së dielës nga policia dhe politikanët e Mançesterit.

Por përkundër sfondit të përshkruar më lart, mesazhet e dërguara nga njoftimi janë të lehta për tu lexuar dhe duhet të mirëpriten.

Coronavirus: Major incident declared in Greater Manchester - BBC News

E para dhe më e rëndësishmja është për publikun e gjerë në zonën e Mançesterit është: ki kujdes, sepse rreziku për shëndetin tënd dhe atë të të tjerëve është rritur.

Mos bëni gabim të mendoni se kërcënimi kufizohet në një grup të veçantë.

Ndërsa infeksionet e fundit në Oldham kanë qenë kryesisht në mesin e njerëzve pakistanezë dhe Bangladeshi, 80% e rasteve të reja në Trafford janë njerëz të bardhë. Mesazhi i dytë, për politikanët në Londër, është: ne jemi përgjegjës.

Ashtu si gjatë gjithë kësaj pandemie, sfida për autoritetet është që të komunikojnë në mënyrë të tillë që të maksimizojnë efektet pozitive në shëndet, ndërsa minimizojnë dëmet e tjera, përfshirë këtu edhe ndarjet sociale të krijuara nga ndikimi diferencial i pandemisë në grupe të ndryshme.

Dhënia më e madhe e kompetencave nuk është, në thelb, një zgjidhje. Por ministrat, si çështje urgjente, duhet të bëhen më të mirë në punë si partnerë dhe jo si shefa.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al