06.08.2020 - 07:16
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qendër të Elbasanit, tek porta e Kalasë.
Mësohet se një makinë ka goditur për vdekje një kalimtar (i moshuar) dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.
Dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi të lartë, gjë që i ka kushtuar jetën një personi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe identifikimin e autorit.