MENU
klinika

Udhëtime të gjata transoqeanike për pak orë

Një avion supersonik për presidentin Donald Trump

07.08.2020 - 12:44

Prej kohësh kompani të ndryshme kanë nisur punën për të ndërtuar avionë supersonikë, me premtimin se udhëtimet e gjata transoqeanike do të kryhen brenda pak orësh.

Kësaj nisme duket se i është bashkuar edhe qeveria amerikane, pasi ka arritur një marrëveshje me një kompani private për të ndërtuar një avion supersonik për Presidentin dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit.

Kontrata është nënshkruar nga Air Force One dhe firma Hermeus, edhe cila do të punojë për ndërtimin e një avioni të vogël pasagjerësh që një ditë do të mund të zëvendësojnë avionët në flotën presidenciale.

Edhe pse avioni për të cilin po punohet mund të mos nxjerrë në “pension” aeroplanin e presidentit Air Force One, pasi është shumë i vogël, do të mund të përdoret për anëtarë të tjerë të kabinetit, delegacione të Kongresit dhe zyrtarë të tjerë.

Fondi i investimit i quajtur “Air Force” vlen rreth 1,5 milionë dollarë, i cili do të përdoret për vlerësimin e kapaciteteve të prodhimit të avionëve supersonikë.

Në shkurt të këtij viti, kompania Hermeus testoi me sukses prototipin Mach 5, një avion në gjendje që të kryejë për 90 minuta udhëtimin nga Nju Jorku në Londër, udhëtim që normalisht zgjat 7 orë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”