Për herë të parë ne Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë është aplikuar procedura ‘E-Vita open plus’, nga doktor Edvin Prifti.
Kjo procedurë e ndërlikuar dhe tepër e vështirë përqëndrohet në zëvendësimin e aortës ascendente, harkut të aortës dhe endoproteze në aortën deshendente torakale.
Ndërhyrja kirurgjikale është kryer në një pacient i cili ka qënë disa vite më parë i operuar në zëvendësimin e valvolës së aortës dhe ësht paraqitur pranë ambienteve të spitalit me një çarje masive të të gjithë aortës.
Ndërkaq procedura ka zgjatur rreth 10 orë. Sipas statusit të publikuar në rrjetet sociale nga vetë mjeku Prifti mësohet se pak kohë më pas pacienti nuk arriti të mbijetonte për shkak të sëmundjeve bashkeshoqëruese.
Megjithatë një ndërhyrje e tillë është tregues se mjekësia në Shqipëri jo vetëm që ecën paralel me mjekësinë në vendet fqinje por dhe zhvillohet dhe është po aq premtuese e bashkëkohore.
Satutusi i mjekut Edvin Prifti:
Implantimi per here te pare i E-Vita open plus ne nje pacient i operuar disa vite me pare me zevendesim te valvoles se aortes, dhe u paraqit si carje masive e te gjithe aortes, i cili iu nenshtrua interventit te fresh frozen elephant trunk qe konsiston ne zevendesimin e aortes ascendente, harkut te aortes dhe endoproteze ne aorten deshendente torakale. Ky operacion zgjati per mese 10 ore.
Kjo u be e mundur nga ndihma qe na u dha nga kompania Jotec dhe Mr. Ljube Petrovsky. Pacienti beri zgjim te mire ne periudhen postoperatore. Me pas, pacienti nuk arriti dot te mbijetoje disa dite me pas per shkak te semundjeve bashkeshoqeruese. Gjithesesi implantimi i kesaj proteze shume te kushtueshme i bere ne QSUT eshte nje tregues i
ecurise ne paralel me alternativat terapeutike bashkekohore.