MENU
klinika

"Të rinj të pashpresë e të papunë"

Bizneset në Korçë mbyllin qepenat

08.08.2020 - 12:23

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka akuzuar qeverinë se po detyron shqiptarët që të braktisin vendin, për shkak të menaxhimit të keq të pandemisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shkruan se “po vuajmë pasojat e një qeverisje klienteliste dhe korruptive të Edi Ramës. Kjo qeveri nuk i krijoi kushte të rinjve për t’u punësuar dhe jetuar në vend. Shkatërroi bujqësinë dhe falimentoi biznesin e mesëm dhe të vogël.

Sipas tij, të rinjtë kanë lënë vendin si kurë më parë.

Postimi i plotë:

Bizneset ne qarkun e Korçes mbyllin qepenat. Te rinjte te pa shprese dhe pa pune.

Qindra dhe mijera biznese ne qarkun e Korçes jane mbyllur per shkak te keq qeverisjes dhe mungeses se menaxhimit te pandemise. Sot qytetaret ne qarkun e Korçes jane me te varfer se kurre, te zhytur ne varferi ekstreme, te papune dhe te pa shprese.

Te rinjte dhe te rejat e kane lene vendin si kurre me pare. Shpresa e tyre e vetme eshte puna sezonale ne Maqedonine e Veriut dhe Greqi edhe pse vendi yne ka resurse te jashtezakonshme.

Ne po vuajme pasojat e nje qeverisje klienteliste dhe korruptive te Edi Rames. Kjo qeveri nuk i krijoi kushte te rinjve per tu punesuar dhe jetuar ne vend.  Shkaterroi bujqesine dhe falimentoi biznesin e mesem dhe te vogel.  Levizja Socialiste per Integrim ka nje plan te qarte per te krijuar mundesi punesimi.

Duke hapur vende te reja pune, duke investuar ne bujqesi dhe duke krijuar nje klime pozitive per biznesin e mesem dhe te vogel per t’i dhene frymemarrje ekonomise.