Gara e pestë sezonale në Botërorin e Formula 1 ka vijuar me dominimin e Mercedes, të paktën në pole position. Në Silverstone, për të dytën javë radhazi, janë dy “makinat e zeza” që do të nisen të para nesër.
I vetmi ndryshim është se Valtteri Bottas do të niset para Lewis Hamilton. Pikërisht në provën e fundit Bottas ia kalon Hamilton dhe vendos edhe rekord në këtë pistë. Pritet një duel nesër mes dy pilotëve të Mercedes.
Surpriza ishte Nico Hulkenberg. Piloti gjerman zëvendësoi në këtë garë Sergio Perez, që doli pozitiv me Covid-19. Pas tij u rendit Verstappen, që premton një tjetër garë interesante, që mund të intrigojë sërish makinat që ka përpara.
? END OF QUALIFYING ?
TOP 10
Bottas
Hamilton
Hulkenberg ???
Verstappen
Ricciardo
Stroll
Gasly
Leclerc
Albon
Norris #F170 ?? #F1 pic.twitter.com/aWbLAj3YwD— Formula 1 (@F1) August 8, 2020
Vetëm vend i tetë për një makinë Ferrari, me Charles Leclerc që nuk arrin të jetë të paktën në vijën e dytë të nisjes. Më keq akoma për Sebastian Vettel, që u rendit i 12-i. Një sezon zhgënjyes i pilotit gjerman.