Shkruan Rrahim Sadiku
Ishin dy emra, dy kundërshtarë dhe dy shkencëtarë që u morën me shqiptarët: Milan Shuflaj (kroat), në fillim të shekullit XX dhe Jovan Cvijiqi (serb), në mbarim të shekullit XIX e në fillim të shekullit XX.
Shuflaj u bë i njohur si si ndritës i historisë shqiptare, kurse Cvijiqi si nxirës, shkatërrues dhe mohues i saj.
Përpjekjet e Milan Shuflajt për të vënë në baza të shëndosha, të qëndrueshme dhe bashkëkohore historiografinë shqiptare, serbët i bënë të dështonin, duke e vrarё atё nё mёnyrё spektakolare, nё Zagreb mё 19.2.1931, sepse në të kundërtën mitet qё kishin ngrehur pёr traditёn dhe madhёshtinё e tyre dhe ajo qё e quanim me pompozitet si realitet tё tyre historik, do të shembeshin. Por edhe Shuflaj, së paku në studimet që njohim, ka një çasje ndryshe nga ajo që realisht i duhet trajtimit të problemit shqiptar, sidomos të periudhës së mesjetës. Sepse, qё nga shekulli XIII, shqiptarёt ishin ata qё po sllavizoheshin e qё po tjetёrsoheshin nё veri e nё jug tё trojeve tё tyre, por megjithatё ishin aty dhe ishin faktor me rёndёsi nё rrjedhat e kohёs. Kurse fiset shqiptare, njё pjesё e tё cilёve tashmё kishin marrё tipare sllave, si vasojeviqёt, kuqёt, piperёt e tё tjerё nuk ishin sllav qё po shqiptarizoheshin, po shqiptarё qё po sllavizoheshin, realitet ky qё po ndodhte edhe me helenizimin e shqiptarёve nё jug tё trojeve tё tyre.
Gënjeshtrën e shqiptarizimit tё shqiptarёve nё veri e kishte shpikur gjeografi serb Jovan Cvijiq, i cili qёndroi nё viset veriore tё Shqipёrisё, here pas here, pёr shtatё vite me radhё (1892 – 1899) duke parapёrgatitur terrenin, qё kur tё pushtoheshin trojet shqiptare nga Serbia, popullsia shqiptare e atyre viseve tё quhej si element sllav i shqiptarizuar. Pёr fat tё keq kёtё katrahurё historike tё shqiptarёve nuk e kanё trajtuar pothuaj fare historianёt shqiptarё. Mosguximi dhe mospёrgatitja e historianëve shqiptarë për të thënë mendimin e tyre pёr kёto e për shumë dukuri të dёmshme e tё errёta qё shoqёruan popullin të tyre, qё nga pushtimi romak e kёndej, nё rrugёn e mbetjes vetja, janё rezultat i mbështetjes kryekëput në të dhëna e mendime të studimeve të serbёve e tё tjerëve e jo i punёs sё tyre. Cvijiqi ndikoi direkt në vendimet e Konferencës së Londrës për ndarjen e trojeve shqiptare.
Milan Shuflaj e Jovan Cvijiqi
Sikur shqiptarët ta njihshin historikun e Jovan Cvijiçit antishqiptar do te flisnin ndryshe!
08.08.2020 - 08:38