MENU
klinika

Champions League

Bayern dhe Barça nuk falin, do ndeshen mes tyre

08.08.2020 - 21:59

Barcelona e ka zgjidhur më lehtë nga sa ishte menduar ndeshjen e kthimit me Napolin. Katalanasit fituan 3-1 në “Camp Nou”, duke mos e vënë në diskutim kualifikimin për në turin tjetër.

Vendasit blaugrana realizuan 3 gola në 45 minuta. Fillimisht ishte Lenglet me kokë në minutën e 10-të, pastaj erdhi perla e Messit, që i vetëm me 4-5 mbrojtësve napolitanë, nga i shtrirë, gjen cepin e portës së Ospina-s. Më pas anulohet një gol në dëm të Messit, pasi kishte prekje të topit me dorë.

Për të ardhur në fundin e pjesës së parë, ku Koulibaly ndërhyn keq ndaj Messit dhe ka penallti. Nga pika e ardhë nuk fal Suarez. Nuk do të mbaronin këtu 45 minuta e para, pasi në fund të 5 minutave shtesë ka penallti për Napolin dhe Insigne ngushton në 3-1. Pjesa e dytë është e luftuar, por nuk ka gola.

Bayern Munchen, pasi kishte fituar 3-0 ndeshjen e parë ndaj Chelsea-s në Londër, nuk ka falur edhe në “Allianz Arena”, duke triumfuar 4-1. Ndeshja është zhbllokuar nga një penallti në 10’ e Lewandowskit, me ndërhyrjen e VAR.

Sulmuesi polak 14 minuta më pas kthehet në assist-man, duke shërbyer për Perisic, që nuk fal i vetëm përballë portierit. Në limitet e pjesës së parë Chelsea ngushton në 2-1 dhe me kaq mbyllet pjesa e parë.

Në të dytën, është sërish Lewandowski që shërben për të tjerët dhe në 76’ kroson në zonë, ku Tolisso nuk fal për 3-1. Por Leëa nuk ndalet me kaq, pasi në 84’ shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayern. Sulmuesi polak shkon në 13 gola këtë edicion të Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin