MENU
klinika

Kalimi ilegal i emigrantëve

Ushtarët maqedonas armë ‘kundër’ emigrantëve

10.10.2018 - 12:59

Ushtarët e Maqedonisë në kufirin me Greqinë shtinë me armë në ajër për të parandaluar një grup emigrantësh të hyjnë ilegalisht në vend.

Sipas mediave lokale, një emigrant u arrestua, ndërsa të tjerët u kthyen në territorin grek.

Ushtria ka specifikuar se incidenti ndodhi pranë rrugës rajonale nga Gjevgjelia në fshatin Moin, ku një patrullë ushtarake në fushën e një ferme pa një grup emigrantësh që kaluan ilegalisht vijën kufitare.

Pasi pjesëtarët e ushtrisë maqedonase shtinë me armë, emigrantët e paligjshëm u kthyen në territorin grek, ndërsa një i paraburgosur u mor dhe iu dorëzua policisë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN