MENU
klinika

Europa League

Man United vuan shumë për të kaluar Copenhagen

10.08.2020 - 22:45

Ishte menduar një çerekfinale e lehtë për Manchester United ndaj Copenhagen, por ka rezultuar shumë vështirë dhe “Djajtë e Kuq” janë kualifikuar vetëm në kohën shtesë pas fitores 1-0, kur koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0.

Në fundin e pjesës së parë, anglezët shënuan me Greenëood, por i riu i Manchester United ishte në pozicion jashtë loje dhe me të drejtë VAR e anuloi. Pjesa e dytë u dominua totalisht nga “Dajtë e Kuq”, por danezët arritën ta cojnë ndeshjen në shtesë.

Megjithatë, pas 4 minutash Bruno Fernandes kthen në gol një penallti të fituar. Ky gol do të ishte vendimtar për fatet e takimit. Heroi i ndeshjes ishte portieri i Copenhagen me 5 pritje vendimtare, por që gjithsesi, nuk shmangu dot humbjen.

Në gjysmëfinale të Europa League, Manchester United do të ndeshet me fituesin e ciftit Sevilla-Ëolves. Në këtë stacion të garës mund të ndodhë një derbi anglez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN