MENU
klinika

Ja me kë ndeshen zikaltrit

Inter kalon në gjysmëfinale të Europa League

10.08.2020 - 21:58

Një fitore e vështirë, por e merituar e Interit, që në fushën neutrale të Dusseldorf, mposhti 2-1 Leverkusen. Ndeshja ishte e hapur deri në fund, por italianët e menaxhuan më mirë dhe u kualifikuan për më tej.

Inter zhbllokoi shifrat pas 15 minutash. Nicolo Barella, me një goditje në hyrje të zonës, me teknikë dhe të jashtmen, ka shtangur portierin e ekipit gjerman. Goli i dytë u shënua nga Romelu Lukaku, që edhe pse i rrëzuar, arrin të gjejë rrjetën në 21’.

Sakaq, Havertz, djaloshi i talentuar, disa minuta më pas nuk ka falur teksa ka realizuar pas një aksioni të bukur, por sigurisht me pak faj të Handanovic, të cilit i ka kaluar topi mes këmbëve. 2-1 mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte e luftuar, me italianët që u përpoqën të vrasin ndeshjen me një gol të tjetër (u anulua një penallti nga VAR), ndërsa gjermanët nuk arritën të barazonin, edhe pse patën shanset e tyre. Inter në gjysmëfinale të do të ndeshet me fituesin e ciftit Shakhtar Donetsk-Basel.