Radhë të gjata janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku qytetarët presin realizimin e tamponëve për të kaluar në Greqi. Makinat e qytetarëve janë varg prej 2 kilometrash.
Kjo vjen pasi vendi fqinj e ka vënë me detyrim tamponin për qytetarët që lejohet të kalojnë, të cilët janë shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.
Kujtojmë se pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës janë të mbyllura nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që prej 6 gushtit në hyrje dhe në dalje të Greqisë. Ndërsa më 16 gusht, çdo shtetas që do të hyjë në territorin grek përmes pikës kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të karantinohet për 7 ditë.