Dafina Zeqiri ka pushtuar titujt e të gjitha mediave rozë sot, pasi fshiu të gjitha postimet në Instagram dhe la vetëm një, atë ku shfaqej e veshur si nuse.
Këngëtarja shqiptare i bëri me zemër të gjithë fansat e saj me imazhin e fundit, por akoma më me zemër u bënë pasi lexuan komentin e Dj Geek.
Në sytë e tij, Dafina është nusja më e bukur dhe e thënë kjo në një moment kur dyshja sapo janë ndarë, flet shumë për lidhjen e tyre.
“Nusja më e bukur”, i shkruan ai, ndërsa Dafina ia kthen me dy emoji, të një dhëndri dhe një nuseje!
Kjo ka alarmuar të gjithë fansat e tyre që po mendojnë për një dasmë së shpejti, por ne mendojmë se është thjesht një super publicitet që Dafina me të drejtë po i bën albumit të saj më të ri, “Dafinë moj”.
Këngëtarja po bëhet gati të nxjerrë albumin e saj më të fundit “Dafinë moj”, dhe e ka treguar prej kohësh se ky album ka një domethënie të veçantë për të dhe familjen, veçanërisht nënën e saj.
Një nga risitë e albumit të autores së hitit “Një herë në jetë” është fakti se pjesë e tij do jetë edhe mamaja e këngëtares, e cila do këndojë pjesën hyrëse të albumit.
View this post on Instagram