MENU
klinika

Prishet fusha sportive

PD, krah protestuesve për fushën: Po betonizojnë Tiranën

10.10.2018 - 16:05

Paraditen e sotme banorët e Laprakës, dolën në protestë duke qenë se fusha sportive pre 20-vitesh do të prishet nga Bashkia e Tiranës, për tu ndërtuar në vend të saj një pallat.

Ndërkohë burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se nuk ka asnjë leje ndërtimi për pallat në këtë fushë.

Ata saktësojnë se prona në fjalë ku aktualisht është fusha e sportit i është kthyer pronarëve me një urdhër ekzekutiv nr. 5920 të datës 28.06.2012 nga Gjykata e Tiranës, kohë kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha.

Por në buxhetin e ri të vitit 2019 bashkia ka vendosur që të shpronësojë pronarët për interes të banorëve, duke garantuar që terreni sportiv nuk do të preket.

protesta-fusha-konica.al
protesta-fusha-konica.al

Lidhur me protestën ka reaguar dhe Partia Demokratike me prezencën në protestë të vetë zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa ka marrë pjesë në protestën e banorëve të Laprakës, të cilët kundërshtojnë prishjen e fushës sportive.

Përmes një postimi në Facebook, Ina Zhupa thotë se PD mbështet banorët, ndërsa shprehet se Erion Veliaj po betonizon Tiranën. PD shprehet se në vend të fushës sportive që ka 70 vite do ndërtohen pallate.

Statusi i plotë i Ina Zhupa:

“Sot ne mbeshtetje te banoreve te Laprakes, te cilet kishin dale per te protestuar per te vetmen hapesire sportive publike qe ka zona prej me shume se 70 vitesh. Banoret jane thellesisht te revoltuar dhe nuk do lejojne kete betonizem ne emer te pasurimit te klienteve te Veliajt.

Sot ata perzune fadromat dhe deputetin e maxhorances Ulsi Manja, i cili erdhi per ti mbushur mendjen qe sa mire do behet kur te prishet fusha (video tregon momentin qe debojne Ulsi Manjen)

Betonizimi qe Veliaj po i ben Tiranes eshte masakrues ne cdo drejtim per jeten e qytetareve. Rasti i Laprakes eshte vazhdimesi e prishjeve te hapesirave publike, sportive dhe clodhese ne qytet per tju hapur rruge pallateve.

Si ndodhi tek Kompleksi Dinano, tek parku i autobusave, te 7 xhuxhat. Nje histori e perseritur betoni.

ina-zhupa-konica.al
ina-zhupa-konica.al

Ne do ju qendrojme ne krah banoreve qe mos lejohet prishja e kesaj hapesire jetike per banoret e Laprakes. Banoret tregonin futbollistet nder vite qe ishin stervitur dhe kishin dale nga ajo fushe e Laprakes, tregonin historite e tyre, te prinderve te tyre dhe te femijeve te tyre.

Shkollat rreth e qark kryejne oren e fiskultures aty. Trajner femijesh kryejne stervitje cdo mbasdite me mbi 100 femije qe e frekuentojne futbollin.

Nje komunitet i tere eshte i lidhur dhe e ka te nevojshme ate hapesire publike sportive. Bashkia ka per detyre ti sherbej qytetareve, jo tju rrembej hapesirat mbi 70 vjecare publike.”