13.08.2020 - 19:02
Energjia e ripërtëritshme nga turbinat e erës dhe panelet diellorë prodhoi 10% të elektricitetit global në gjysmën e parë të vitit, sipas një raporti të ri energjitik.
Kompania Ember përpiloi një raport dhe zbuloi se rritja në përdorimin e energjisë së përtëritshme erdhi si pasojë e zëvendësimit të energjisë së qymyrit.
Autorët e raportit tregojnë se përdorimi i energjisë së qymyrit ra me 8,3%, por gjithsesi furnizonte 33% të prodhimit global.
Ky nivel prodhimi është shumë më i lartë se sa duhet për të arritur objektivat e ngrohjes globale.