Plot 101 ndeshje me ekipin kombëtar turk, duke nisur nga viti 2000, duke shënuar edhe 9 gola, ku viti 2002 mbetet i paharruar, me Turqinë që zuri vendin e tretë në Botëror, Emre Belözoğlu tërhiqet nga futbolli.
Këtë e bëri të ditur Fenerbahçe përmes një shënimi në faqen e saj zyrtare. Emre Belözoğlu gjatë karrierës së tij luajti edhe në Ital tek Inter nga 2001 deri 2005, ku shënoi 79 paraqitje dhe tre gola.
Gjatë sezonit të kaluar ai u kthye te Fenerbahçe dhe tani ka vendosur “të varë këpucët në gozhdë”. “Ka emra, të gdhendur jo vetëm në fanellë , por në emblemë, të gdhendur në historinë e klubeve, që janë përgjithmonë të paharrueshëm.
Kapiteni ynë Emre Belözoğlu njoftoi se sot është tërhequr. Ai e shkroi emrin e tij mes të paharruarve me karrierën, arritjet dhe veprimet e tij. Falënderojmë Kapitenin tonë të Madh …,” – shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Fenerbahces.