MENU
klinika

Fundi i një lufte...

Bota shënon 75-vjetorin e kapitullimit të Japonisë

16.08.2020 - 11:56

        Japonia deklaroi kapitullimin para forcave aleate,  75 vjet më parë, më 15 gusht – akt që praktikisht shënoi fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Fundi i konfliktit ka hyrë në histori me emrin Dita e Fitores ndaj Japonisë. Në mbarë botën, dita e shtunë iu përkushtua ceremonive në përkujtim të kësaj dite.


Princi Charles dhe Kryeministri britanik Boris Johnson, mbajtën dy minuta heshtje në Varrezat Kombëtare, për nder të të rënëve në luftë. Edhe Mbretëresha Elizabeth II, bëri nderimet e saj, me një mesazh ku vlerësonte trupat aleate për sakrificat gjatë luftës.

“U jam mirënjohëse burrave dhe grave të të gjitha vendeve aleate, që luftuan me aq trimëri për të siguruar liritë që gëzojmë sot”, – shprehej ajo.

Dorëzimi zyrtar i Japonisë ndodhi më 2 shtator 1945 në luftanijen amerikane “USS Missouri” në Gjirin e Tokios, disa muaj pas kapitullimit të Gjermanisë naziste, pas luftës gjashtëvjeçare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si e torturuan dhe e vranë pa mëshirë 20-vjeçaren

‘Dua një republikë demokratike si e Nolit’

Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”