MENU
klinika

Pritet vendimi

Radha në Kakavijë/ Pala greke premton se do të vijojë punën edhe pas orës 22:00

16.08.2020 - 20:28

Pala greke do të vijojë të punojë edhe gjatë natës për të kaluar emigrantët shqiptarë në pikën kufitare të Kakavijës.

Drejtori i Policisë Kufitare të Janinës Fotis Dijis dhe komandanti i Policisë Kufitare Greke të Janines Thomas Betsis janë takuar me drejtuesit e pikës kufitare në Kakavijë.

Duke parë volumin e punës dhe prezencën e shumtë te emigrantëve, ata u kanë kërkuar homologëve grekë shtyrjen e orarit të hyrjes së emigrantëve në Greqi edhe gjatë orëve të natës, deri në orën 06:00 të ditës së nesërme.

Zoti Diniss dhe Betsas kanë premtuar se do të lejojnë funksionimin e pikës edhe gjatë orëve të natës deri në zhdukjen e radhëve të emigrantëve që presin në Kakavijë për t’u larguar drejt Greqisë.

Prej orës 06:00 të ditës së nesërme çdokush që do hyjë në Greqi do t’i duhet të paraqesë PCR test dhe do karantinohet me detyrim 7 ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!