MENU
klinika

Berat/ Ja gjendja e tyre shëndetësore

Infektohet me Covid Drejtori i Policisë dhe bashkëshortja e tij

17.08.2020 - 07:50

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Neritan Nallbati, është infektuar me Covid-19. Ai ka rezultuar pozitiv pas tamponit që ka bërë dy ditë më parë në Tiranë, ku edhe banon.

Drejtuesi i lartë i Policisë së Beratit mësohet se është karantinuar në banesën e tij, së bashku me bashkëshorten, që ka rezultuar edhe ajo pozitive.

Burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat bëjnë me dije se drejtori Neritan Nallbati është me leje dhe është larguar mbrëmjen e së mërkurës nga qyteti i Beratit drejt banesës së tij në Tiranë. Të njëjtat burime konfirmojnë se ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë infektimi, deri në momentin e fundit që ka qenë në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Por pavarësht kësaj, mes efektivëve të policisë Berat është rritur frika e infektimit të mundshëm. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat, Nallbati e ka kryer tamponin në Tiranë dy ditë më parë dhe mendohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij. Gjendja shëndetësore e Nallbatit dhe gruas së tij është e mirë dhe pa komplikacione.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier