MENU
klinika

“Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv"

Hoti: Do udhëzojmë drejtorët e shkollave nga 1 shtatori

17.08.2020 - 11:34

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot së bashku me zëvendëskryeministrat, me ministrin e Arsimit, ekspertë të fushave, në konsultim me komunat dhe SBASHK-un kanë biseduar për organizimin e mësimit nga data 1 shtator, raporton Gazeta Express.

Hoti në Facebook ka shkruar se komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzime të qarta se si duhet të organizohet mësimi varësisht nga kushtet që kanë në shkollat e tyre.

“Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv. Janë duke u zhvilluar protokolle të veprimit se çfarë masa duhet të ndërmerren në çdo situatë që paraqitet. Do të ndërmerret një fushatë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse që duhet të zbatojnë. Mësimdhënësit janë duke u trajnuar për mësimin online, si dhe po punohet që të kemi listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen sipas nevojës. Inspeksioni i arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtyhen faturat, thirrje kompanive celulare

Koronavirusi/ Qeveria e Kosovës prezanton masat e reja ekonomike

Isa Mustafa fiton betejën me koronavirusin

“Tjetërkush vendos për jetën tonë, respektoni rregullat!”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat