MENU
klinika

Nga ora 18:00 deri 06:00

Italia vendos maskë të detyrueshme edhe në rrugë

17.08.2020 - 11:49

Qeveria italiane njoftoi mbrëmjen e djeshme se ka vendosur të detyrojë qytetarët për të zbatuar masa të reja kufizuese.

Duke nisur nga e hëna, maska do të jetë e detyrueshme edhe në të gjitha mjediset e jashtme, rrugë, sheshe, parqe, etj., nga ora 18.00 deri 06.00, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Po ashtu Speranza njoftoi dhe vendimin për të ndaluar pa afat aktivitetet argëtuese të kërcimit në çdo mjedis të hapur apo të mbyllur si pube, diskoteka, bare të ndryshme.

Ka reaguar Shoqata italiane e bizneseve të argëtimit. Presidenti i saj, Maurizio Pasca, tha: “Ne nuk ndjehemi përgjegjës. Do të vëzhgojmë muajt në vijim nëse do të ndalet infeksioni COVID-19 nga mbyllja e diskotekave. Do ta ndjekim me kujdes dhe do të reagojmë sipas konseguencave”.

Italia regjistroi 24 orët e fundit 479 të infektuar dhe katër të vdekur. Dje, ishin 627 të prekur dhe 4 të vdekur. Kurse dy ditë më parë, 574 të prekur dhe 3 të vdekur.

Deri tani në Itali regjistrohen 253.915 të infektuar dhe 35.396 të vdekur. Aktualisht janë ende pozitivë 14.733 të infektuar ndërsa janë shëruar 203.786 persona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”