Në tremujorin e dytë të vitit, Japonia është goditur nga kontraktimi më i fortë ekonomik në historinë e saj, ndërkohë që koronavirusi i ri dhe pandemia që ka shkaktuar, kanë dërrmuar konsumin dhe eksportet, duke i mbajtur politikbërësit nën presion për masa më efektive ndaj parandalimit të një recesioni edhe më të thellë.
Kështu, ekonomia e tretë më e madhe e botës u tkurr me një hap vjetor prej 27.8% gjatë periudhës prill-qershor, tregojnë të dhënat zyrtare të qeverisë japoneze.
Kjo shifër është më e thella që prej vitit 1980, kur filloi edhe publikimi i këtyre të dhënave. Pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve ishin shumë të ngjashme me rezultatin përfundimtar. Fajtori kryesor për këtë rënia kaq të thellë vlerësohet të jetë konsumi privat, në rënie me 8.2%.
Rënia e kërkesës nga jashtë ndërkohë, vlerësohet të ketë fshirë rreth 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Dërgesat jashtë vendit ndërkohë kanë rënë me 18.5%, me eksportet e automjeteve që kanë marrë goditjen më të rëndë.