Ellen DeGeneres ka ndërmarrë masa ndaj atyre që kanë akuzuar atë për sjellje të pahijshme në punë dhe bullizëm. Prezantuesja deri më tani ka pushuar tre producent nga puna, Ed Glavin, Kevim Leman dhe Jonathan Norman, shkruan Mirror.
Disa ditë më parë mediat e huaja raportuan se po këta të tre janë personat kryesor që e quanin ambientin e punës ‘toksikë’ mbtytës. Lajmin për largimin e tyre ajo e ka bërë përmes një lidhje të drejtpërdrejt me telefon, duke bërë shkaktar krizën e pandemisë së koronavirusit.
The Ellen DeGeneres Show do të rikthehet me 14 shtator të këtij viti, duke filluar me sezonin e 18-të.
Kujtojmë që pas ‘stuhisë’ që goditi shfaqjen e saj, Ellen DeGeneres i dërgoi një letër të gjatë stafit, duke kërkuar falje për mos sigurimin e një mjedisi pune të qetë dhe të respektueshëm, duke pretenduar se do të bëhen ndryshime. Ellen shprehet e zhgënjyer nga gjithë çfarë ka lexuar për stafin e saj.