MENU
klinika

Hamilton tregon çelësin e sukseseve

Pas Vettel, edhe Leclerc “shpërthen” kundër Ferrarit

18.08.2020 - 12:17

Ferrari është kthyer në një skuadër e dorës së dytë këtë sezon, pasi jo vetëm që nuk konkurron me Mercedes, por as me Red Bull, Racing Point dhe të tjera. Për këtë, Charles Leclerc ka përdorur tone të ashpra pas dështimit që ai pati në garën e fundit në Barcelonë.

Piloti i Ferrarit u tërhoq nga gara për shkak të një defekti në njëvendëshen e tij. “Kjo është pak a shumë imazhi i asaj që po ndodh me këtë makinë këtë sezon. kjo ndodh pasi nuk jemi të fortë si rivalët tanë. Nuk ka rëndësi nëse është motori apo aerodonamika, nuk funksionon e gjithë paketa që kemi.

Makina që ne kemi nuk është e shpejtë, duhet të punojmë shumë. Në Barcelonë nuk e mora vesh se çfarë ndodhi. Makina m’u fik komplet. Jo vetëm motori, por edhe dritat e makinës dhe kështu që u bllokuan gomat e pasme dhe makina bëri një rrotullim 360 gradë. Një mëkat”, – tha Leclerc.

Ndërsa Lewis Hamilton zhvilloi një tjetër garë të shkëlqyer në Barcelonë dhe për këtë thotë:  “Çelësi i sukseseve të mia është se në garë përpiqem të mos bëj asnjë gabim, ose të bëj sa më pak gabime. Për këtë arsye përgatitem shumë psikologjikisht, që të mos shpërqendrohem, sidomos në startin e garës”.