MENU
klinika

Formula 1

Hamilton dhe Mercedes nuk njohin rivalë këtë sezon

16.08.2020 - 16:00

Lewis Hamilton triumfon edhe në garën e Spanjës, duke kryesour bindshëm sezonin aktual së bashku me makinën e tij Mercedes. Piloti britanik u nis i pari dhe e përfundoi po i pari, duke kryer dy pit-stop.

Vend i dytë për Max Verstappen me Red Bull. Një pozicion i mirë për holandezin, që u nis i dyti dhe la pas Valtteri Bottas në vendin e treti. Kjo renditje bën që Verstappen të mbajë vendin e dytë sa u përket renditjes së pilotëve, por Hamilton është i shkëputur.

Vend i katërt për Perez, ndërsa në vendin e pestë Stroll, të gjashtin Sainz. Vetm vend i shtatë për një Ferrari, por kësaj here është Vettel, pas Leclerc u tërhoq, pas një gabimi në mesin e garës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN