MENU
klinika

Ndeshja transmetohet direkt

Tirana në Champions, më elegante se kurrë

18.08.2020 - 13:45

Imazhi në ditët e sotme është impakt jo i vogël dhe këtë duket se ka shfrytëzuar Tirana, kampionia në fuqi e Shqipërisë. Bardheblutë kanë mbërritur në Tbilisi të Gjeorgjisë, aty ku do të luajnë me vendasit e Dinamos, me tek ndeshje, në kuadër të turit të parë eliminator të Champions League.

Kampionët janë paraqitur me kostume të rinj, me maska të dedikuara dhe me atlete të bardha. Një kombinim perfekt, të paktën nga veshja. Do të luhet nesër pa tifozë, në orën 19:00 me orën e Shqipërisë, takim që do të transmetohet direkt nga RTSH. Në këtë orë sot, bardheblutë do të zhvillojnë seancën e vetme stërvitore.

Do të ketë vetëm një takim me nga një përfaqësues te UEFA-s dhe të ekipeve. Nuk ka darkë zyrtare si zakonisht dhe nuk ka shëtitje në qytet, skuadrat qëndrojnë vetëm në hotele. Tirana ka prenotuar një charter të “Air Albania” dhe pas ndeshjes do të rikthehet menjëherë për në atdhe.

Në rast se Tirana do të kualifikohet për në turin e dytë, do të përballet me fituesin e Crvena Zvezda (Serbia)-Europa (Gjibraltar), me ekipin nga Beogradi që është favorit absolut për ta fituar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin