MENU
klinika

A M A D E U S

A (pse) e vrau Salieri, Moxartin?

18.08.2020 - 15:24

       A ishte vërtet Antonio Salieri, një kompozitor mediokër, inferior karshi të madhit Moxart? A do ta kishte helmuar këtë të fundit, nga xhelozia? Kush është në të vërtetë Salieri, trashëgimia pasardhëse e të cilit është zhdukur dhe transformuar nga erërat e historisë? /Konica.al

I gjori Antonio Salieri. Kompozitor i talentuar dhe i respektuar në të gjallët, pasardhësit e kanë shndërruar atë në një autor mediokër, një xheloz i aftë për të vrarë rivalin e tij më të madh, Wolfgang Amadeus Moxart. Një legjendë e rrënjosur thellë në imagjinatën kolektive, e përforcuar shpeshherë në letërsi dhe në kulturën popullore.

Megjithatë, figura të famshme të fushës së muzikës si Riccardo Muti, Cecilia Bartoli, apo Christophe Rousset e kanë theksuar veprën e Salierit. Gjithsesi, s’është e paktë që kompozitori italian mbetet ende fare pak i njohur në ditët e sotme.

Salieri, shenjti mbrojtës i mediokërve?

Shpesh i zhvendosur në vendin e dytë në historinë e kompozitorëve të mëdhenj, karriera e Antonio Salierit tregon një kurs shumë më të ndritshëm. Lindur në 1750 në Legnago dhe i përfshirë që herët në muzikë, Salieri tërhoqi vëmendjen e Florian Gassmann, kompozitorit në Oborrin e Vjenës, gjatë udhëtimit të këtij të fundit në Itali në 1766.[…] Në vitin 1788 Salieri u emërua “Hofkapellmeister”, mjeshtër i kapelës së perandorit, një post prestigjioz që do ta mbante deri në vdekje.

Operat e tij interpretohen në Paris, Romë dhe Venecia, kurse muzika e tij është luajtur në të gjithë Evropën, Salieri gëzoi sukses të padiskutueshëm gjatë jetës së tij. Kompozimet e tij kanë qenë shpesh objekt i kompozitorëve të tjerë, si Moxarti apo Bethoveni, secili prej të cilëve kompozon variacione mbi një temë nga Salieri. Gjatë karrierës së tij të gjatë, ky i fundit mori gjithashtu rolin e pedagogut me gjeneratën e re të kompozitorëve të mëdhenj romantikë si Bethoven, Liszt, Shubert, Moscheles, Meyerbeer, Czerny dhe Hummel.

Salieri dhe Moxarti, një rivalitet profesional reciprok

I respektuar dhe i mbështetur gjerësisht, a kishte vërtet Salieri të drejtë të ndihej i kërcënuar kur mbërriti Moxarti në Vjenë, në vitin 1781, fëmija plëngprishës austriak? Përkundrazi, do të ishte Moxart, në një garë për vëmendjen e shoqërisë kulturore vjeneze dhe evropianne, i cili do të shprehte xhelozi të madhe ndaj Salierit të madh në mbërritjen e tij në Vjenë. /Konica.al

Në letrat që i shkruante të atit, Moxarti ankohej, ndër të tjera, për ndikimin italian në qarqet e brendshme të perandorit. Salieri u vlerësua aq shumë nga perandori, saqë Moxart shkroi në dhjetor 1781: “në sytë e tij, ka rëndësi vetëm Salieri”.

Të dy të interesuar për operën italiane, të dy kompozitorët punojnë me veprat dramatike të Beaumarchais, si dhe bashkëpunojnë me libretistin Lorenzo da Ponte. Jo më kot, kjo afërsi profesionale gjeneron disa armiqësi. Fillimisht, e shkruar për Salieri, libretli i da Ponte për “Così Fan Tutte”, e titulluar së pari: “La scola degli amanti”, u braktis shpejt nga kompozitori, e vlerësuar si e padenjë për kompozim: projekti kështu iu besua Moxartit, i cili do të dijë të lartësojë veprën.[…]

Për më tepër, të dy “rivalët” së bashku kompozuan në 1785 kantatën “Per la ricuperata salute di Ofelia K.477a” për zë she piano, një vepër pretenduar e humbur, derisa u gjet në vitin 2016 nga muzikologu Timo Herrmann në Muzeun Kombëtar të Pragës. Dhe në letrën e tij të fundit të datës 14 tetor 1791, vetë Moxart ka shkruar se kishte ftuar Salierin dhe këngëtaren Madame Cavalieri në një shfaqje të operës së tij “Flauti i magjepsur”, gjatë së cilës kompozitori italian s’kishte reshtur së thirruri “bravo” dhe duartrokiste me gjithë shpirt.

Vdekja e Mozartit, vepra më e paharrueshme e Salierit

A mund të flasim pra për një rivalitet armiqësor midis këtyre dy kompozitorëve? Në të vërtetë, do të kishte ndodhur më pas, pas vdekjes. Në fillim të shekullit XIX, Salieri pushoi së kompozuari. Një kompozitor në moshë dhe i modës së vjetër, ai vuri re një ndryshim gradual të shijes muzikore, në kundërshtim me muzikën e tij. Por, ndërsa muzika e Salierit dukej se nuk i përshtatej kohës, popullariteti i muzikës së Moxartit sa vinte e rritej, edhe pas vdekjes së këtij të fundit.

Sidoqoftë, Salieri nuk është i vetmi që akuzohet se kishte vrarë gjeninë austriak: frankomasonët ishin të dyshuar gjithashtu, sepse Moxart do të kishte zbuluar disa sekrete të organizatës, si dhe Franz Xaver Süßmayer, student i Moxartit dhe dashnor i supozuar i gruas së tij, Konstanca. /Konica.al

I mposhtur nga pleqëria, Salieri u dërgua në spital në vitin 1820. I ndjekur për gati 20 vjet nga thashethemet dhe akuzat, i izoluar, Salieri deklaroi në 1823 se kishte vrarë Moxartin dhe, i brerë nga faji, do të tentonte vetëvrasje. Mirëpo, gjendja mendore e rënduar nuk krijonte besueshmëri këtij rrëfimi.

Një histori u kthye në legjendë

Më 23 maj 1824, gjatë një shfaqjeje në Vjenë të Simfoninë Nr.9 të Bethovenit, audiencës iu paraqit një broshurë. Brenda, një poezi që tregonte historinë e Salierit, rivalit të Moxartit, me një gotë të helmuar bri tij.

Thashethemet intriguese ngjallën imagjinatën e poetit dhe dramaturgut rus Aleksandër Pushkin. Në 1830, ai shkroi “Moxarti dhe Salieri”, një shfaqje e shndërruar më pas, në një operë, në 1898, nga kompozitori Rimsky-Korsakov.[…]

Gjashtë vjet më vonë, “Amadeus” u kurorëzua filmi më i mirë në “Oscars”, “Golden Globes” dhe “Césars”. zarët. “Gjithçka që keni dëgjuar është e vërtetë”: kështu do të vulosej fati i Antonio Salierit. Me tetë fjalë në posterin për filmin e suksesshëm ndërkombëtar “Amadeus”, legjenda e Antonio Salierit bëhet një fakt i padiskutueshëm.

Megjithë, kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën klasike, si përmes muzikës, ashtu edhe përpjekjeve të tij pedagogjike, emri i Salierit shoqërohet vetëm me vdekjen e hershme të një gjeniu. /Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen