MENU
klinika

Ligji për pronat shtetërore

Çfarë rrezikojnë tokat deri në 200 metra nga bregdeti

18.08.2020 - 15:17

Ndryshimi në ligjin për pronat e paluajtshme shtetërore, që u kthye nga Presidenti Meta javën e shkuar, ka zgjuar një problematikë shumë të mprehtë.

Kreu i shoqatës së pronarëve “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, ka treguar disa probleme të këtij ndryshimi ligjor, edhe pse në pamje të parë duket i parëndësishëm. Sipas tij, ka një rrezik për kthim pas në vitete diktaturës me këtë amendim ligjor, pasi një fashë pronash në breg-det prej 200 metrash distancë nga deti rrezikojnë të shtetëzohen. Sipas Vorpsit, ligji rrezikon që të nxisë akoma dhe më tepër problematikat me pronat në zonat bregdetare të vendit, ku më herët është shpërndarë toka me ligje dhe vendime të gjykatave

Cilat janë problemet më të mëdha që ju shikoni në ligjin për pronat e paluajtshme të shtetit, të cilin Presidenti Meta e ktheu ditën e enjte për rishqyrtim në Kuvend?

Këto amendime ligjore ishin të befta, të papritura për publikun. Ndërkohë që impakti që ky amendim ligjor kri-jon është i jashtëzakonshëm. Në një sipërfaqe toke prej 200metrash linearë nga vija e bregut të detit krijohet një situatë bombë, për të gjithë ataqë kanë një titull pronësie ose që pretendojnë një titull pronësie në këto zona. Sepse nëpërmjet këtij amendimi të thjeshtë dhe të pafajshëm në pamje të parë, fshihet gogla e madhe. Nga e gjithë hapësira që të lë bregu i detit në Shqipëri, një fashë prej 200 me-trash kalohet si pronësi shtetërore.

Në momentin e parë që kalohet, kjo do të thotë se titujt e dhënë në këtë sipërfaqe marrin një pikëpyetje të madhe se çfarë do të bëhet me to. Do të shpronësohen, anulohen, apo çfarë do të bëhet?

Kjo, nisur nga fakti i emërtimit ‘tokë pronë shtetërore’, pra, mekëto dy fjalë bregu i detit ështëbërë një ndërhyrje kapitale e përmasave të jashtëzakonshme, sepse sot, në 2020, në një farë mase përsërisim Kushtetutën e 1976, ku të gjitha pronat në vend ishin pronë shtetërore. Pavarësisht se çfarëdo të ndodhë më pas, por parashikon një fashë të tillë që është shumë e rrezikshme.

Si vendoset për fashën 200 metra? Enigma më e madhe ka qenë pikërisht se çfarë amendimi është bërë.

Neni 1 i këtij ligji thotë: Në nenin 2 shtohet germa ç me këtë përmbajtje: “‘Bregu i detit’ është sipërfaqja e tokës përgjatë detit, megjerësi dhe kufi të përcaktuar sipas legjislacionit ‘Për me-naxhimin e integruar të buri-meve ujore’, e cila është pronë publike e patjetërsueshme”. Shikojmë se çfarë thotë ligji për menaxhimin e integruar të burimeve ujore. Ky ligj, në nenin 4 pika 8 thotë: “Brigjet” janë rripat anësorë të tokës përgjatë deteve, liqeneve, rezervuarëve, lagunave dhe pellgjeve, si dhe përgjatë rrjedhës së shtratit të lumenjve e përrenjve, që në funksion të përdorimit, përfshijnë të paktën dy zona :a) me gjerësi 5 m në drejtim normal me tokën nga brinja e sipërme e shtratit natyror në brigjet e pjerrëta dhe 20 m nga vija e nivelit maksimal të plotave me probabilitet përsëritje-je, një herë në 25 vjet, të ujit në brigjet e sheshta, që përdoret për qëllime publike me dispozita të veçanta ;b) me gjerësi 100 m në drejtim normal me tokën nga brinja e sipërme e shtratit natyror në brigjet e pjerrëta dhe200 m nga vija e nivelit maksimal të plotave me probabilitet përsëritjeje një herë në 25vjet të ujit në brigjet e sheshta, në të cilën çdo veprimtari e zhvilluar përcaktohet nga organet e administrimit a menaxhimit të burimeve ujore. Kufi-ri i ndarjes së bregut të pjerrët me bregun e sheshtë është pjerrësia 10 për qind në drejtimnormal me bregun. Pra, në këto përkufizime jepet se ka një fazë, sepse ka parasysh që jo i gjithë bregu i detit që ka një sipërfaqe me pjerrësi prej më të madhe se 10% dhe kjo është më shumë në pjesën joniane. Kurse në gjithë bregdetin kemi të bëjmë me toka të sheshta që nuk kanë pjerrësi, kjo do të thotë që shtrirja e brinjës sh-kon deri në 200 metra.

A është ky ligj një nismë e radhës së qeverisë, që në tentativë për të rregulluar çështjen e pronave, nxit më shumë thellimin e problematikave?

Në ligjin e 2001, në të cilin u ndërhy nga Kuvendi në 29korrik, në nenin 3 thotë “I përkasin shtetit dhe bëjë pjesë në pronat e paluajtshme publike: a) Vija bregdetare për të hyrë në tokë, ujërat territoriale, shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve a rrjedhave te tjera ujore, liqeneve, lagunave dhe rezervuarëve natyrore ose artificial etj etj. Pra këtu nuk përmendet bregu i detit. Pse nuk përmendet bregu i detit atëherë?

Nuk e dinin në 2001? Në vitin 2001 nuk është shprehur asnjëherë termin bregu i detit. Ky togfjalësh përherë të parë shpiket në aspektin ligjor në këtë amendim ligjor, në atë që u miratua në 29 korrik. Ligjvënësi ka kërkuar që një fashë ujore nga 100 deri në 200 metra dhe në bazë të këtij ligji, brigjet e detit përcaktohen pronë shtetërore. Pas kësaj ngelet pikëpyetja e madhe se çfarë do bëhet më tej. Marrim Sarandën, Vlorë, Durrësi, apo të gjithë qytetet breg-detare, e imagjinoni e çfarë ndodh nëse një fashë pronash100 metra nga bregu i detit bëhet pronë shtetërore.

A krijon konfuzion përkufizimi që është bërë në ndryshimin ligjor të miratuar në 29 korrik për pronat në bregdet, duke çuar në një rrezikim të pronave private që janë përfituar më herët medisa akte ligjore dhe gjyqësore? Kjo fashë 200 metra është rrezik potencial. Për çfarë e bëri ligjvënësi? E bëri se nuk dinte gjë?

E ka pasur një arsye që e ka bërë këtë. Unë nuk dua të futem në teori konspirative, por këtu kemi një VKM, për ngritjen e task forcë për evidentim e pasurive të paluajtshme shtetërore gjatë breg-detit shqiptar me qëllim investimin në turizmin bregdetar, kjo është e 2018-ës. Neni3 i këtij vendimi, task forca evidenton pasuritë e paluajtshme shtetërore që ndodhen1.5 km larg nga vija bregdetare e Shqipërisë dhe që mundtë përdoren për turizmin. Pra task forca trajton të gjitha pasuritë e paluajtshme shtetërore, në pronësi apo përgjegjësi të institucioneve qendrore apo vendore. Task forca shqyrton dokumentacionin e dosjes së pasurive të paluajtshme dhe kryen verifikimet e nevojshme. Pra shkon të zyra e pasurive të paluajtshme, merr dokumentacion dhe të gjitha pasurive me largësi 1.5 km nga bregu i detit dhe i analizon, në funksion të qëllimit për të cilën u ngrit kjo taskë forca. Task forca thotë vendimi do të funksionojë deri në 31 korrik të vitit 2019. Duhet ta kuptojmë që ky investigim që ka bërë qeveria shqiptare me këtë task forcë për të gjitha pronat që ndodhen 1.5 km në brendësi të bregut shqiptar, jo vetëm që ka parë të gjithë pronat shtetërore, por ka parë edhe të gjitha pronat e tjera, sepse ka pasur edhe një qëllim, ku thotë: “Task forca shqyrton dokumentacionin e të gjitha pasur-ive të paluajtshme”. Dhe pas një viti, Parlamenti shqiptar mori masën e parë dhe shpalli nëpërmjet emërtimit “Breg i detit”, një sipërfaqe toke, e cila me një gjerësi nga 100 deri në 200 metra nga vija e bregut të detit dhe këtë e shpalli automatikisht pronë shtetërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të drejtat për sipërfaqet 5-30 ha vetëm me VKM

Kalimi i tokës bujqësore në truall, procedurat