MENU
klinika

Sa 72.5% e mesatares së BE

Shqipëria, mishin më të shtrenjtë në rajon!

18.08.2020 - 15:20

Shqipëria ka mishin më të shtrenjtë në rajon, thonë të dhënat më të fundit të zyrës europiane të statistikave. Në vendin tonë, mishi ka një çmim të shprehur në paritetin e fuqisë blerëse, sa 72.5% e mesatares së Bashkimit Europian.

Asnjë vend tjetër i rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk e ka këtë normë kaq të lartë. Për të gjitha vendet e rajonit norma është nën 70%. Madje, sipas të dhënave të eurostat rezulton se, janë disa shtete europiane, disa edhe të Bashkimit Europian ku mishi është më i lirë se në Shqipëri, si Bullgaria, Rumania, Lituania, apo Polonia. Në Bashkimin Europian, Austria është vendi më i shtrenjtë për të konsumuar mish, me një çmim sa 145% e mesatares europiane.

Në Europë ndërkohë, në vend të parë qëndron Zvicra, me çmimin e mishit 234% mbi mesataren europiane, të shprehur në paritetin e fuqisë blerëse. Pra, mbi 2-fishi i mesatares europiane dhe mbi 3 herë mesataren e vendit tonë.