MENU
klinika

Emrat

Zgjidhet zv. kryeministrit i Parë dhe ministri i Jashtëm

19.08.2020 - 09:52

Pas shpalljes së marrëveshjes për koalicionin qeveritar në Maqedoninë e Veriut janë mësuar dikasteret ministrore që do të drejtoje Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e udhëhequr nga Ali Ahmeti.

Mediat kane mësuar nga burime brenda BDI-së emrat e drejtuesëve të dy diskastereve të rëndësishme, atë të zëvendës kryeministrit të Parë dhe të ministrit të Punëve të Jashtme.

Postin e zëvendës kryeministrit të parë do ta mbajë Artan Grubi, ndërsa Bujar Osmani pritet të drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Tashmë është zyrtare se BDI-ja e drejtuar nga Ali Ahmeti do të udhëheqë këto dikastere:

Ministrinë e Punëve të Jashtme

Ministrinë e Financave

Zëvendës Kryeministër i parë dhe Ministër për sistem politik

Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës

Ministrinë i Ekonomisë

Ministrinë e Ambientit Jetësor

Kryeministrin në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë 2020-2024

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas disa ditëve të negociatave shpallën marrëveshjen për bashkëqeverisje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historike/ Kur do votohet Qeveria e re

Shqiptarët me postin e Kryeministrit në MV