MENU
klinika

Ç'do të diskutojë me Makronin?

Europa “zien” por Merkeli e ka mendjen diku tjetër…

20.08.2020 - 10:15

Angela Merkel e Gjermanisë dhe Emmanuel Macron i Francës do të takohen të enjten në një kështjellë mesjetare në Mesdhe për të renditur veprimet e ardhshme për një partneritet që është forca shtytëse e Bashkimit Evropian.

Brenda mureve të Fort de Bregancon, vendbanimi tradicional veror i liderëve francezë, kancelarj gjermane dhe presidenti francez do të diskutojnë çështjet më të ngutshme në axhendën globale.

Libani, protestat antiqeveritare në Bjellorusi, kriza e Covid-19, dhe tensionet midis Greqisë dhe Turqisë do të diskutohen, sipas një zyrtari në administratën presidenciale franceze.

Në të njëjtën kohë, Merkel, e ndërgjegjshme për trashëgiminë e saj 15 vjecare në pushtet, po kërkon përparim në disa objektiva afatgjatë, larg nga drama e përditshme e punëve ndërkombëtare.

Këto përfshijnë, sipas dy burimeve të larta të qeverisë gjermane, të vendosin se çfarë marrëdhënieje duhet të ketë Evropa me Kinën, dhe ndryshimi i formes së BE-së pas daljes së Britanisë.

“Të dy (Merkel dhe Macron) janë të vetëdijshëm se BE është në një periudhë të rëndësishme dhe se Franca dhe Gjermania, edhe pse ata kanë pikëpamje të ndryshme për shumë çështje, duhet të rrinë së bashku,” tha një nga dy burimet e qeverisë gjermane.

Në korrik, Merkel dhe Macron punuan së bashku për të bindur anëtarët e BE-së për të rënë dakord për t’i dhënë bllokut, për herë të parë në historinë e tij, fuqitë e mbledhjes së borxheve për të financuar një rimëkëmbje pas korovirusit.

“Kjo vizitë është dëshmi e nivelit të jashtëzakonshëm të angazhimit franko-gjerman në nivelin dypalësh, evropian dhe ndërkombëtar”, tha zyrtari në administratën presidenciale franceze.

Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'mendon në të vërtetë Trump për liderët europianë?

“Gjithçka që Macron prek, kthehet në m*t”

Merkel për situatën e COVID-19

“Gjermania duhet të solidarizohet me BE-në”