MENU
klinika

Situata me Covid-19, parashikimi i Piperos

“Ja çfarë pritet të ndodhë deri në fund të gjysmës së parë të shtatorit”

20.08.2020 - 19:12

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero tha se parashikon që situata e infektimeve në vend do të vazhdojë në këto nivele edhe gjatë gjysmës së parë të muajit shtator.

“Është e vështirë të bëjmë parashikime. Unë besoj që deri nga fundi i gjysmës së parë të shtatorit situata do të jetë pak a shumë e njëjtë dhe mandej të shikojmë. Them kështu sepse ekspozimi vijon të jetë i lartë qoftë për shkak të pushimeve dhe mosrespektimit të protokolleve”, u shpreh Pipero.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës me koronavirusin në vend.

Autoritetet shprehen se pozitivë me koronavirus kanë rezultuar 155 persona. Ndërkohë, katër qytetarë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Çfarë do të ndodhë me valën e dytë të virusit?"

“Hapni plazhet”, mjeku Pëllumb Pipero shpjegon përfitimet nga dielli