MENU
klinika

"Kemi porositur 3 herë më shumë!"

Ministria e Shëndetësisë: Vaksina e gripit falas për shqiptarët

20.08.2020 - 19:52

Një shprehje popullore thotë “gusht e gunë” për të treguar se iku vapa me gushtin, por në rastin ku jemi më shumë se guna kemi nevojë për ilaçet kundër COVID-it të famshëm.

Derisa vaksina të jetë gati, thonë specialistët, atëherë lufta e tyre mbetet të gjejnë kurim me ato që dinë për këtë virus të ri që është duke e shndërruar edhe jetën e njerëzve në planet.

Në botë pamë se ka trajtime të ndryshme me ilaçe që një shtet i njeh e një tjetër nuk i njeh, dikush përdor një antibiotik e dikush tjetër një tjetër të atij lloji.

Natyrisht, edhe vendi ynë nuk bën përjashtim nga lufta shkencore e atyre që përditë përballen me këtë infeksion virusal, duke përdorur një protokoll të caktuar.

Për të folur për situatën aktuale të pandemisë foli në A2 zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Fillimisht, Rakacolli foli për trajtimin e pacientëve me plazmë, i cili ka nisur ditët e fundit në vendin tonë. “Trajtimi i të sëmurëve me plazmë nuk është një trajtim i ri, pasi është përdorur edhe në gripin spanjoll, por edhe për infeksione të tjera të shkaktuara nga koronaviruse.

Jo plazma e çdo njeriu që e ka kaluar koronavirusin mund të funksionojë për një tjetër pacient. Plazma është një armë shtesë për të luftuar koronavirusin, një terapi mbështetëse, nuk është përdorur asnjëherë vetëm”.

Një nga shqetësimet më të mëdha gjatë kësaj periudhe është edhe fillimi i vitit të ri shkollor.

“Duke u bazuar në shifrat që ka grupmosha e nxënësve dhe duke gjykuar edhe mbi sjelljet, por edhe në faktin se që nga data 1 qershor janë të hapura kopshtet dhe çerdhet dhe ne nuk kemi shpërthime të mëdha vatrore në këto ambiente, mendohet që hapja e shkollave të jetë një veprim i arsyeshëm për momentin, gjithmonë duke zbatuar rregullat karshi koronavirusit”, u shpreh Rakacolli.

Në këtë situatë ku ndodhemi, Rakacolli theksoi se është shumë e nevojshme që të bëhet vaksina kundër gripit. Ajo u shpreh se këtë vit janë porositur trefishi i vaksinave krahasuar me vitet e tjera, ndërsa ato do të bëhen falas.

“Me ardhjen e stinës së vjeshtës aktivizohet edhe virusi i gripit. Është e natyrshme që ne të presim numër të madh të sëmurësh, është e natyrshme që një njeri që kalon gripin mund t’i ulet imuniteti dhe mund të preket edhe nga koronavirusi.

Prandaj, përderisa ne për gripin kemi një vaksinë është shumë mirë që ta bëjmë atë. Këtë vit kemi porositur trefishin e vaksinave që kemi porositur në vitet e kaluara. Të gjitha këto do të bëhen falas dhe do të fillohet me ato që janë grupet me risk më të lartë. Personeli mjekësor, të moshuarit, gratë shtatzëna e të tjerë”, u shpreh Rakacolli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”

Planet për të qëndruar në pushtet deri në 2036

“Dorëzohet” Putini, shtyn votimin për shkak të koronavirusit

Çfarë shkruan gazeta amerikane New York Times?

“Koronavirusi e SHBA ndihmuan në rrëzimin e Qeverisë Kurti”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!