MENU
klinika

Planet për të qëndruar në pushtet deri në 2036

“Dorëzohet” Putini, shtyn votimin për shkak të koronavirusit

26.03.2020 - 13:39

Presidenti rus Vladimir Putin ka shtyrë një votim mbarëkombëtar që ishte caktuar të zgjaste sundimin e tij me 12 vjet, pasi u paralajmërua se gjendja e shkaktuar nga koronavirusi në vend ishte shumë më keq sesa raportohej.

Kjo është një goditje për Putinin, i cili ka nevojë për votën e publikut për të përfunduar rishkrimin e kushtetutës në mënyrë që të zgjasë kontrollin e tij mbi Kremlinin përtej vitit 2024.

Putin, i cili më parë ishte zotuar se votimi i 22 prillit do të zhvillohej, duke thënë se përhapja e sëmundjes ishte “nën kontroll”, përdori një fjalim televiziv mbarëkombëtar të mërkurën për të njoftuar vedimi e tij e tij.

Image result for putin

“Përparësia jonë absolute është shëndeti dhe siguria e njerëzve tanë, për këtë arsye unë mendoj se është e nevojshme që votimi të shtyhet për një datë të mëvonshme”, tha Putin, në një fjalim të transmetuar në disa kanale televizive.

Ndryshimet kushtetuese, të cilat Putin i sugjeroi së pari në një njoftim në janar, u miratuan nga të dy dhomat e parlamentit muajin e kaluar.

Pengesa përfundimtare është një plebishit kombëtar dhe, nëse ndryshimet miratohen nga shumica e publikut, ato do të rivendosin kushtet presidenciale të Putin. Kjo do ta lejonte atë të kandidojë dy herë më shumë pas vitit 2024.

Putin tha që një datë e re do të zgjidhej pasi të kuptohej si do vazhdonte situata e koronavirusit.

kolana e librave

“Ndjekja e të gjitha rekomandimeve është absolutisht thelbësore. Mbajeni veten dhe të dashurit tuaj të sigurt duke qenë të disiplinuar dhe të përgjegjshëm. Dhe, më besoni, gjëja më e sigurt tani është të qëndroni në shtëpi”, tha Putin.

Fjalimi, i njoftuar vetëm disa orë para se të ndodhte, erdhi një ditë pasi kryetari i Moskës, i cili është ish shefi i shtabit i Putin, paralajmëroi publikisht presidentin se numri i personave të infektuar ishte “shumë më tepër” sesa qeveria e tij pranonte.

Image result for putin

Kremlini tashmë ka mbyllur kufijtë e Rusisë për pothuajse të gjithë të huajt dhe ka prezantuar masa “të të gatishmërisë” për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Disa ekspertë kanë vënë në dyshim nivelin e testimit dhe metodologjisë së përdorur nga Moska. Analistët kanë shprehur shqetësime se Kremlini ka minimizuar krizën për të ruajtur qetësinë përpara votimit.

Putin njoftoi gjithashtu masa që synojnë forcimin e ekonomisë së Rusisë, e cila u prek javët e fundit nga një rënie e çmimeve globale të naftës pasi Moska u tërhoq nga marrëveshja e prodhuesve të Opec+.

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi i fundit i hapi rrugën...

Putin, në pushtet deri kur të shkojë 84 vjeç?!

Si po përfitojnë liderët nga situata...

E gjithë bota mendon për virusin, ata mendojnë për karriget!