MENU
klinika

Sa 8.64% e dërgesës

Të dërgosh para në Shqipëri kushton shtrenjtë

11.10.2018 - 09:36

Të dërgosh para në Shqipëri kushton shtrenjtë. Një studim i Bankës Botërore tregon se për të dërguar para nga jashtë drejt vendit tonë duhet të shpenzosh mesatarisht 8.64% të shumës së dërguar. Në nivel Botëror, kosto mesatare e dërgesave të remitancave është 7.13%, ndërsa për Europën dhe Azinë Qendrore kjo kosto është sa 7.55% e shumës së dërguar.

Sipas vendeve kryesore të origjinës së remitancave, kostot më të ulëta janë në Itali, ku kosto e dërgesës drejt Shqipërisë është sa 7.25% e shumës. Kostot rriten në korridoret e tjera, ku në Mbretërinë e Bashkuar arrijnë në 9.5% të shumës së dërguar, ndërsa në Zvicër në 10.28%.

Bankës së Shqipërisë vlerëson se kostot e larta të dërgimit të parave kanë disa arsye, duke nisur nga kanalet e përdorura. Në 20 vitet e fundit, dërgesat e emigrantëve janë bërë kryesisht përmes kompanive të transfertave të parave, që kanë kosto më të larta krahasuar me bankat. Arsyeja kryesore ka qenë puna në informalitet dhe edukimi i pamjaftueshëm financiar, që përgjithësisht i ka bërë emigrantët t’i shmangin dërgesat përmes bankave.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë nënvizon se është e rëndësishme fokusimi drejt produkteve më inovative, siç janë dërgesat përmes internetit. Të dhënat tregojnë se dërgesat përmes internetit, qoftë edhe përmes kompanive të transfertave të parave, kanë kosto shumë më të ulëta krahasuar me kanalet klasike të dërgesave.

Megjithëse në terma realë ato janë në rënie, remitancat ngelen një kontribues i rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Vitin e kaluar, në Shqipëri hynë remitanca në vlerën e 5.1% të prodhimit të Brendshëm Bruto.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!