Të gjithë fëmijëve të viteve 90′ i kujtohet mirë sesi seriali me adoleshentë “Rebeldet”, na ka mbajtur të gozhduar para ekranit për disa sezone.
Gjashtë të rinj të ndryshëm zbuluan një pasion të përbashkët, dashurinë për muzikën e kjo bëri që ata të krijonin një bandë muzikore.
Aktorët kryesorë Mia Colucci (Anahí), Miguel Arango (Alfonso Herrera), Roberta Pardo (Dulce María), Diego Bustamante (Christopher von Uckermann), Lupita Fernández (Maite Perroni) and Giovanni Méndez (Christian Chávez) u bënë shumë të dashur për adoleshentët asokohe saqë filluan t’i kopjonin stilin e veshjen, për të ngjasuar sa më shumë me ta.
Sot, shumica e aktorëve janë martuar, e disa prej janë bërë edhe prindër.
Një nga personazhet më të famshëm të serialit, Roberta emri i vërtetë i së cilës është Dulce Maria Dulce María Espinosa Saviñón de Álvarez, ka dhënë pak muaj më parë lajmin më të bukur të jetës, duke treguar se do të bëhet nënë.
Së fundmi, aktorja ka vendosur gjithashtu të na tregojë për herë të parë barkun e rrumbullakosur, nëpërmjet dy fotove të ëmbla të publikuara në llogarinë e saj në Instagram.
Bashkëngjitur me fotot, ajo shkruan edhe një dedikim të bukur për bebushin dhe tregon forcën e madhe që fëmija i ka dhënë.
“Ende pa lindur më ka mësuar shumë gjëra dhe pavarësisht të gjitha rrehtanave, jeta vazhdon. Më ka dhënë një mësim të jashtëzakonshëm për të qenë më e fortë sepse kam një shpirt të vogël, të bukur brenda meje, më nevojitet të jetoj, e kam të ndaluar të dorëzohem, edhe sikur të bie një mijë herë duhet të ngrihem përsëri. Tashmë lëviz brenda meje. Falenderoj Zotin që më dha forcë, mbrojtje dhe shpresë në këtë kohë. I dërgojmë shumë dashuri të gjithëve. Është e vërtetë që kjo periudhë ka qenë e vështirë, por le të mos ndalemi së falenderuar për bekimet që kemi”- ka shkruar aktorja.
Ky është fëmija i parë për artisten dhe partnerin e saj.
35-vjeçarja meksikane u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë viteve 2004-2006 kur seriali “Rebelde” transmetohej në ekranet tona dhe u bë shumë i dashur për të gjithë shikuesit.