MENU
klinika

Rezultati mund të vonojë javë ose mund të mos vijë kurrë!

Trump kundër zgjedhjeve të 3 nëntorit

22.08.2020 - 16:40

Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar me sulmet ndaj zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, ku përballë do të ketë demokratin Joe Biden. Sipas Trump, rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit mund të dojë javë, muaj apo të mos vijë asnjëherë.

Sipas tij, kalimi drejt votimit universal me postë do të çojë në vjedhje të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Joe Biden, kundërshtari i Trump në sondazhe rezulton të ketë një epërsi të ndjeshme ndaj presidentit në detyrë. Pavarësisht dëshirës, Trump nuk e ka autoritetin për të shtyrë zgjedhjet presidenciale. Ekspertët shprehen se gjysma e votave në nëntor mund të bëhen nëpërmjet postës, si pasojë e situatës me koronavirusin e ri në vend.

Në vitin 2016, një në katër vota ishin me postë. Ndërkohë, ekspertët po diskutojnë dhe idenë që i gjithë procesi i votimit të behet nëpërmjet postës. Vetë Donald Trump ndërkohë voton me postë. Një votues merr fletën e votimit me postë, e plotëson dhe më pas e ridërgon. Disa shtete si Kalifornia dhe Nevada planifikojnë që fletën e votimit t`ia çojnë të gjithë votuesve në nëntor, si pasojë e krizës shëndetësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN