MENU
klinika

“Përjashtohen” mbi 15 mijë familje

Ndihma ekonomike, rënie graduale e përfituesve

24.08.2020 - 13:03

Mbi 15 mijë familje janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike në 5 vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare të pasqyruara në anketën e INSTAT “Burra dhe gra në Shqipëri 2020”, në vitin 2015 rezultonin 79.530 familje që trajtoheshin me ndihmë ekonomike nga shteti, ndërsa në 2019-ën, rezultojnë 64.057, apo 15.473 familje më pak.

Ajo që vihet re është se numri i familjeve që është mbështetur me ndihmë financiare nga buxheti ka pësuar rënie graduale vit pas viti, ndërsa në 2019-ën ka një rritje të lehtë në raport me një vit më parë, me rreth 397 familje, gjë që erdhi si rrjedhojë e pasojave që la tërmeti i 26 Nëntori ku shumë qytetarë mbetën pa strehë dhe u bënë pjesë e skemës me qëllim që të ndihmoheshin disi këtë situatë.

E ndarë sipas gjinive, për vitin 2019, 59.125 janë kryefamiljarë burra që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe vetëm 4932 jane kryefamiljare gra, numër i cili ka qenë gjithnjë në rënie. Pastrimi i skemës ka ndodhur për shkak të reformës së ndërmarrë në këtë sektor pak vite me parë, ku u vendosen kritere më të forta për përfitimin e saj, duke bërë që shumë familje ta humbisnin financimin.

Ndërsa nga ana tjetër, qeveria ndoqi një politikë për trajnimin dhe punësimin e pjestarëve në moshë pune te familjeve përfituese, apo heqjen e ndihmës nëse nuk pranonin të punësoheshin, çka ka sjellë dhe rënie të shifrave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Efekti flutur i COVID-19 dhe pritja për pikun

“Korona është si tërmet, shkundje që do ta ribëjë botën”!

Civici: Si po përballohet kjo situatë emergjence?

ANALIZA/ “Filozofia’ e masave ekonomike ‘antikoronavirus”