Zbulimi arkeologjik në fshatin Turan, Tepelenë, i përket shekullit III- II para lindjes së Krishtit. Konstatimi është nga specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Maringlen Meshini, i cili gjithashtu shton se ky ështënjë vlerësim paraprak.
Në një intervistë për gazetarin Piro Nase, arkeologu shprehet se raporti i bërë në terren do t’i kalojë Këshillit Kombëtartë Trashëgimisë për të dalë në një konkluzion final.
“Kemi të bëjmë me një gjetje rastësore, që ka ardhur si pasojë e punimeve bujqësore. Bëhet fjalë për një varr, që nisur nga konstruksioni që ka mund të themi se mund të jetë i shek III-II para lindjes së Krishtit. Raporti i terrenit do të kalojë pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë, që do të përcaktojë më tej, se çfarë do të bëhet. Por, ne na bën optimistë, potenciali i konsiderueshëm që ka zona. Kjo e shton më shumë, hartën e periudhave të ndryshme, që na kanë munguar për këtë pjesë,”– shprehet arkeologu, Maringlen Meshini.
Edhe banori i fshatit, ka treguar lidhur me zbulimin e bërë rastësisht, duke treguar se pllakën e varrit e kishte pikasur teksa ishte duke punuar tokën me traktor.
“Pllakën mbi varr e gjeta kur isha duke punuar tokën. Thonë se kanë gjetur edhe varre të tjera, sikundër gjeta edhe unë. Në të kishte disa monedha bronzi, një kandil qeramike, disa enë ceremoniale, një qyp me ujë dhe një me vers të mbyllur hermetikisht. Brenda gjeta dhe eshtrat, po në kontakt me oksigjenin ato u shpërbënë” – shprehet Nuro Kuçi.
Gjetjet u zbuluan ditën e djeshme krej rastësisht nga Kuçi dhe publikimi në medie, sinjalizoi dhe vuri në lëvizje institucionet përkatëse.