MENU
klinika

Fotografitë

Punonte tokën, i riu nga Tepelena zbulon objektet antike

24.08.2020 - 16:08

        Si përditë në punët e bujqësisë, një i ri nga fshati Turan zbulon dëshmi antike në tokën e tij. Rastësisht, ai ka nxjerrë në dritë disa mbetje arkeologjike, fakte këto që mund të ndryshojnë rrjedhën historike të zonës përreth këtij fshati, në Tepelenë.

Sipas të dhënave të para, objektet i përksain një periudhe shumë të hershme.

Pasi ka hasur diçka të çuditshme gjatë punës, i riu ka vazhduar të gërmojë më tej, duke zbuluar brendinë e një varri të lashtë, që zë një sipërfaqe rreth dy metra katrorë.

Bëhet fjalë për mbetje skeletore-njerëzore, monedha, disa enë prej metali, si dhe mbetje qeramike.

Kjo gjetje sinjalizon se zbulime të tjera mund të pasojnë në të gjithë perimetrin e kësaj zone, 3.5 kilometra nga qyteti i Tepelenës, midis fshatrave Veliqot dhe Turan.