MENU
klinika

Flasin trajnerët pas ndeshjes

Stankovic: Na pritën mirë; Egbo: Jeta vazhdon

25.08.2020 - 21:45

I surprizuar trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankovic, pas ndeshjes për dy faktorë, për lojën e mirë të Tiranës dhe pritjen miqësore që I është bërë në kryeqytetin tonë.

“Nuk ka rëndësi sa gola janë bërë 1 apo 10, por fitorja. Synimi u arrit, u kualifikuam. Do ta analizojmë ndeshjen. Kishim një ekip përballë shumë të motivuar dhe të përgatitur, që bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Unë e thashë edhe dje. Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikëpritur. Hera e parë që kam ardhur në Tiranë. Na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira. Dua t’i falenderoj të gjithë. Një përqafim nga zemra”, përfundoi Stankovic.

Ndërsa Emanuel Egbo nuk e bën dramë eliminimin ndaj Crvena Zvezdës. Tekniku bardheblu u shpreh i kënaqur nga ajo çfarë skuadra e tij dha në fushën e lojës, duke deklaruar:

“Aq lojtarë kishim, aq mundësi kishim për të bërë ndërrime. Nuk kishim çfarë të bëjmë. Aq mund të jepnim brenda fushës. Lojtarët e rinj nuk kishim mundësi për t’iu bashkuar ekipit. Ekipi ka nevojë për lojtarë.

Ukam thënë çunave që nuk duhet mërzitur. Kështu e ka vendosur Zoti që do të ndodhë. Nuk jam mërzitur fare, jam shumë i kënaqur. Jeta vazhdon. Do të luajmë fatet tona në Ligën e Europës. Me kismet të Zotit mund të futemi në grupet e Ligës së Europës”.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ndjeu me të drejtë keqardhje për eliminimin e Tiranës pas humbjes minimale 0-1 ndaj serbëve të Crvena Zvezdës. Edhe pse bardheblutë bënë një paraqitje dinjitoze, duke prodhuar më shumë raste shënimi në fund, fati u buzëqeshi serbëve.

“Fati nuk ishte me ne, Unë jam i kënaqur për mënyrën si luajtëm. Kur ka humbje ka dhe mërzitje. Ka gjëra që nuk shkojnë mirë. Në ndeshjet e ardhshme që do të kemi do të jemi me kontingjent më të madh lojtarësh, të cilët vijnë këtë javë. Shpresoj që të vazhdojmë të ecim përpara. Fati nuk ishte me ne sot.

Atë që bënë ata e kishim ne pak më parë. Në qoftë se do të kishim shënuar ne golin, do qe tjetër simfoni. Për ne si klub e rëndësishme ishte paraqitja dinjitoze. Kishim besim te skuadra. Një skuadër me goxha emër. Fati nuk ishte me ne, shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të ecim para”, – u shpreh Halili.

Edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë një reagim. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka përgëzuar kampionen e Shqipërisë për paraqitjen në sfidën e UEFA Champions League të luajtur sot në “Air Albania Stadium”.

“Tirana, skuadra që nderoi futbollin shqiptar dhe luajti me dinjitet deri në çastet e fundit u largua nga UEFA Champions League. Ky përfaqësim dinjitoz i kampionëve të Shqipërisë, pavarësisht dëshirave dhe shanseve deri në çastet e fundit nuk u kurorëzua me kualifikim.

Por kjo nuk duhet ta zhgënjejë familjen bardheblu. Forca Tirana! Europa League është një tjetër mundësi. Një tjetër mundësi! Sfida europiane vazhdon!”– shkruan presidenti Duka në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, Crvena Zvezda kalon më tej

Tirana bën lojën dhe godet shtyllën, por eliminohet